Tërmeti i fortë shkund Napolin, banorët lënë shtëpitë të alarmuar

1 Min Read

Një tërmet me magnitudë 4.4 ballë të shkallës Rihter është regjistruar në orën 01:25 të natës, me orën italiane, në zonën e Napolit.

Tërmeti ka qenë me qendër në zonën e Pozzuoli dhe është ndjerë në të gjithë qytetin. Shumë banorë kanë dalë të frikësuar nga shtëpitë e tyre ndërsa nga pamjet e shpërndara në rrjetet sociale shihen dëmet e shumta materiale të shkaktuara.

Copat e shkëputura nga ndërtesat kanë dëmtuar makinat e parkuara, ndërsa edhe nga brenda shumë banesa janë shkatërruar.

Qytetarët deklaruan të tmerruar se nuk do kalonin natën në shtëpi.

#Terremoto ai Campi Flegrei, magnitudo 4.4: danni a Bagnoli e Fuorigrotta. pic.twitter.com/CRYI25xhyj

— MC (@Virus1979C) March 13, 2025

“Ishte e tmerrshme, objektet binin, fëmijët qanin. Gardobaja u drodh dhe nuk ndaloi. Nuk do të kthehemi sonte në shtëpi”, deklaronin ata.

Si masë paraprake, shkollat ​​janë mbyllur në Pozzuoli, Bagnoli dhe Fuorigrotta.

Altro video di una casa che sembra essere a Bagnoli #Terremoto #napolipic.twitter.com/HQsFQfU6Ug

— laccio (@laccio) March 13, 2025

Share This Article
Leave a Comment