Rama i ktheu bandat në organizata kriminale, prodhon skandale çdo ditë

2 Min Read

Gazetari Artan Hoxha, theksoi se qeveria aktuale ka dyfishuar administratën. Kjo sipas Hoxhës, është bërë me qëllim përdorjen e tyre si makineri elektorale në zgjedhje.

Nga ana tjetër, gazetari theksoi se qeveria Rama ka prodhuar dhe prodhon skandale në çdo ditë të vitit.

“Kur Rama erdhi në pushtet, në Shqipëri kishte banda, sot janë organizata kriminale. Është niveli më i lartë i krimit të organizuar në botë”, theksoi Hoxha.

“Edi Rama ka luksin duke qenë se sot është kryeministër prej 12 vjetësh, duke qenë se sot ka një buxhet 2 herë më të madh kur Edi Rama erdhi kryeministër. Sot është 8.2 miliardë buxheti i Shqipërisë. Gjë që do të thotë se ai ka mundësinë të ketë resurse shumë të mëdha financiare, njerëzore. Ndërkohë që një nga rritjet më të mëdha të kësaj qeverie trumbetohet qeverisja digjitale. Administrata është dyfishuar në krahasim me çfarë ka qenë, për mos thënë që ka shkuar edhe më tej. Gjë që unë se kuptoj, nëse ti bën shërbimet digjitale, pse i mban ata aty?

Është e vërtetë që kjo është një qeveri që ka prodhuar dhe prodhon skandale çdo ditë të vitit. Dhe prapë është në këmbë. Por nga ana tjetër ai ka libruar një industri të tillë, një makineri elektorale e cila është e aftë të bëjë çdo surprizë.

Kur Rama erdhi në pushtet, në Shqipëri kishte banda, sot janë organizata kriminale. Është niveli më i lartë i krimit të organizuar në botë”, u shpreh ai.

 

Share This Article
Leave a Comment