Radhë të gjata me kamionë në Morinë/ Shkak, vonesat e procedurave doganore për transportin e mallrave |

1 Min Read

Kolona të gjata prej disa kilometrash me mjete që transportojnë mallra nga Shqipëria drejt Kosovës janë krijuar pasditen e kësaj të enjteje në afërsi të fshatit Morinë të Kukësit.

Drejtuesit e kamionëve, në pritje për të kaluar doganën, jashtë kamerave thonë se vonesat po shkaktohen nga pala e Kosovës, konkretisht nga dogana e Vërmicës, për shkak të procedurave doganore, por pa marrë sqarime të mëtejshme rreth këtyre vonesave.

Kolona të tilla me mjete transporti mallrash zakonisht krijohen gjatë fundjavës, në orarin që përkon edhe me pushimin e personelit të doganës.

Vonesat në kufi nuk janë të rralla dhe lidhen kryesisht me procesin e skanimit të mjeteve dhe mallrave, por herë pas here edhe me funksionimin vetëm të një sporteli.

Share This Article
Leave a Comment