“Preu shpresën për lirim në Gjykatën e Lartë”, avokati Daci tregon gabimet që e lanë Veliajn në burg |

2 Min Read

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, u la sot në masën e “arrestit me burg” nga Apeli i GJKKO-së. Avokati Jordan Daci deklaroi në studion e emisionit “Të Pasekspozuarit” në MCN TV se ka patur zero mundësi që të lirohej pavarësisht që kishte ide të sponsorizuara që do të lirohej.

“Ka patur zero mundësi që të lirohej pavarësisht që kishte ide të sponsorizuara që do të lirohej, por nuk kishte mundësi, sepse çdo shqiptar në këtë raport me akuzat nuk do të kishte shans. Nëse do të dilte i lirë do të ishte shumë e pazakontë.

Normalisht të gjitha veprimet e pakujdesshme kanë rënduar pozitën dhe i kanë prerë shpresën për çdo lirim në Gjykatën e Lartë.

Veliaj ka thyer rekordin për dy tregues. Ka patur numrin më të madh të atyre që festuan, që më ka habitur. Se nuk ishte e zakonshme. Përplasja e tij me mediat ka qenë betejë e humbur dhe përdorimi i medias për ta mbrojtur ka qenë faktor shumë i dëmshëm. Është normale që familja ta vuajë, por sistemi gjyqësor nuk mund të sulmohet në atë formë.

Ajo që bëri gabim si ai dhe njerëzit rreth tij ishte mbivlerësimi procedurial.

Avokati amerikan bëri një xhiro në Shqipëri. Avokatët në SHBA marrin shumë pegesë, por disa kompani të studiove ligjore, këtë e kanë një lloj mënyre për t’u listuar në mediat e botës. Avokati amerikan nuk mori vesh asgjë nga ligjet tona, se ligjet tona nuk njohin një studio amerikane, por ajo duhej lidhur me një studio shqiptare”-tha avokati Daci.

Share This Article
Leave a Comment