Nënkryebashkiaku i Shkodrës kandidon për deputet, ja kush e zëvendëson |

1 Min Read

Nënkryetari i Bashkisë së Shkodrës, Onid Bejleri renditet i dyti në listën e mbyllur të kandidatëve të Partisë Socialiste në Qarkun e Shkodrës për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.

Ditën e sotme, Bashkia e Shkodrës ka emëruar nënkryertarin e ri, i cili do të zëvendësojë Bejlerin, tashmë të dorëhequr. Bëhet fjalë për Alban Prekën, i cili vjen në këtë pozicion pas një eksperiencë në menaxhimin e investimeve dhe pasurive të paluajtshme në Shkodër.

Kujtojmë se drejtuesi politik i PS-së në Shkodër ishte kryebashkiaku Benet Beci, i cili është dhe nën hetim nga SPAK.

Share This Article
Leave a Comment