Monitoroni zgjedhjet, opozita po sulmohet

2 Min Read

Kryetarja e  Këshillit Kombëtar të Integrimit, Jorida Tabaku, nënkryetari i Kuvendit Agron Gjekmarkaj dhe kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, zhvilluan sot një takim me Komisioneren Europiane për Zgjerimin, Marta Kos.

Zyra e shtypit njofton se zyrtarët demokrat e informuan Komisioneren Kos për zhvillimet në Shqipëri, duke garantuar se opozita e mbështet procesin e integrimit pasi është Partia Demokratike e cila e ka nisur këtë proces dhe po Partia Demokratike do ta përfundoje atë.

Ky proces, sipas demokratëve, “duhet të jetë i bazuar në ligje e në reforma konkrete dhe jo të vijë si dhuratë nga Bashkimi Europian”.

“Gjatë bisedës, demokratët e kanë njohur zyrtaren e lartë të Bashkimit Europian, me tentativën e mazhorancës për të zhbërë rolin e opozitës në Kuvend dhe refuzimin për të zbatuar Vendimet e Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në njoftim.

Zgjedhjet Parlamentare ishin fokusi kryesor i bisedës, ku Marta Kos u njoh me shqetësimet legjitime të opozitës, nga përdorimi i administratës dhe burimeve shtetërore, presioni ndaj votuesve, përdorimi i artificave për të penguar regjistrimin e lirë të votuesve në diasporë si dhe përfshirja e  krimit të organizuar në proces.

“Demokratë e njohën Komsioneren edhe me faktin se opozita ndodhet nën sulm dhe se Kryeministri Edi Rama po përdor drejtësinë për këtë qëllim”, thotë PD.

Jorida Tabaku, Agron Gjekmarkaj dhe Gazment Bardhi i kërkuan Komisoneres Kros, se  tashmë që është hapur grupkapitulli themelor dhe zgjedhjet janë pjesë e tyre, Bashkimi Europian të monitorojë me vëmendje të shtuar këtë proces.

 

Share This Article
Leave a Comment