Marta Kos takim me krerët e drejtësisë në Shqipëri, çfarë u diskutua –

1 Min Read

Pas takimeve me drejtuesit e politikës, komisionerja për Zgjerim në Bashkimin Evropian, Marta Kos, mbrëmjen e së enjtes është takuar në Tiranë dhe me krerët e drejtësisë së re.

Në një tryezë ku ishin të pranishëm kreu i SPAK, Altin Dumani, kreu i Këshillit të Lartë të Drejtësisë Ilir Rusi, kryeprokurori Olsian Çela dhe kreu i ILD Artur Metani, zyrtarja e lartë e unionit shprehu edhe njëherë mbështetjen e fuqishme të BE për këto institucione.

“Takim shumë i mirë me institucionet e pavarura të drejtësisë, të cilat mundësojnë një Shqipëri dhe një Europë të sigurt dhe të mbrojtur.

Vlerësova angazhimin e tyre për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe shpreha mbështetje të fuqishme nga BE-ja për rolin dhe metodat e punës së tyre, veçanërisht për SPAK”, shkruan ajo në X.

Share This Article
Leave a Comment