Humbi kontrollin pas kartonit të kuq, Komisioni i Disiplinës gjobit Mirlind Dakun

1 Min Read

Mirlind Daku ka qenë protagonist absolut i ndeshjes së skuadrës së Rubin Kazan ndaj Spartak Moskës në kampionatin rus. Një ndeshje ku shënoi dy gola, por edhe u ndëshkua me karton të kuq.   

Në minutën e 74-t, Daku pa gjyqtarin të nxirrte kartonin e dytë të verdhë për të dhe rrjedhimisht të kuqin. Kaq mjaftoi dhe lojtari shqiptar humbi kontrollin në Rusi. Për ta qetësuar Dakun u përfshinë shumë shokë nga skuadra dhe pjesëtarë nga stafi. 

Për reagimin aspak të hijshëm, sulmuesi i Kombëtares është gjobitur me 50 mijë rubla (534 euro). 

Share This Article
Leave a Comment