Hashim Thaçi në Kosovë, viziton të atin në spital

1 Min Read

Ish-presidenti, Hashim Thaçi ka arritur në Kosovë me një leje të përkohshme nga Gjykata Speciale në Hagë. Thaçi aktualisht gjendet në spital, ku babai i tij po trajtohet prej një kohe.

Ai pati bërë kërkesa te Dhomat e Specializuara të Hagës këtë vit për ta vizituar babanë e tij të sëmurë, por i ishin refuzuar deri tani.

Thaçi ndodhet në Qendrën e Paraburgimit në Hagë që nga nëntori i vitit 2020. Ai është duke u gjykuar për krime lufte si dhe së fundi iu është ngritur një aktakuzë kundër administrimit të drejtësisë.

Zëdhënësi i Dhomave të Specializuara në Hagë, Michael Doyle, ka konfirmuar vizitën e Thaçit për shkaqe humanitare.

“Për arsye detyruese humanitare, Trupi Gjykues dhe gjyqtari i procedurës paraprake ka udhëzuar Sekretariatin që ta menaxhojë një vizitë me mbikëqyrje në Kosovë për Hashim Thaçin që të jetë me babanë e tij. I akuzuari mbetet në paraburgim të Dhomave të Specializuara”, ka njoftuar Doyle.

Share This Article
Leave a Comment