Komisionerja për Zgjerimin e BE, Marta Kos ka vizituar ditën e sotme Shqipërinë. Gjatë kësaj vizite në vendin tonë, ajo ka takuar edhe presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Dukën.
Duka tregon se me Marta Kos ka biseduar mbi rolin e futbollit, duke e parë si një urë lidhëse mes popujve dhe shteteve.
Postimi i Armand Dukës:
Sot pata kënaqësinë të takoja Marta Kos, Komisioneren për Zgjerimin e BE, me të cilën ndamë një bisedë shumë të frytshme mbi rolin e futbollit si një urë lidhëse mes popujve dhe një mjet për të përcjellë mesazhe të forta mbi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Një nga iniciativat që diskutuam ishte organizimi i një ndeshjeje miqësore, ku do të bashkojmë futbollistë, vajza e djem nga vendet ballkanike dhe Europa Perëndimore, si dhe politikanë e figura të njohura. Një aktivitet që do të shërbejë si simbol i miqësisë, bashkëpunimit dhe vlerave që futbolli promovon përtej fushës së lojës.
Futbolli është më shumë se një sport—është një forcë që na bashkon!