Fat i madh që i bëra lajka Ramës… (VIDEO)

1 Min Read

Ditën e djeshme Partia Socialiste publikoi listën e kandidatëve për deputet në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.

Tirana ishte qarku që socialistët kishin futur disa nga emrat më të rëndësishën të kësaj force politike. Lista kryesohej nga kryesocialisti Edi Rama, i ndjekur më pas nga Ogerta Manastiruliu, Elisa Spiropali, Lindita Nikolla, Iris Luarasi dhe Ilva Gjuzi, kjo e fundit një emër i komentuar gjërësisht gjatë muajve të fundit.

Ndërsa, dje ajo e gjeti veten në listat e mbyllura në qarkun e Tiranës dhe një vend të sigurt në Kuvendin e Shqipërisë.

Ilva Gjuzi e ka ditur këtë rregull të pashkruar dhe ka luajtur kartën e saj në mënyrën më të shkëlqyer të mundshme.

“Edi Rama është 10 hapa para të tjerëve” u shpreh ajo pak kohë më parë në Opinion kur iu kërkua një kritikë për kryeministrin.

Po çfarë deklaronte më parë Gjuzi?

Në një intervistë televizive, Gjuzi ka thënë: “Mua më ndriti ylli, fat i madh që i bëra lajka Ramës”.

Share This Article
Leave a Comment