Ditën e djeshme Partia Socialiste publikoi listën e kandidatëve për deputet në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.
Tirana ishte qarku që socilalistën kishin futur disa nga emra më të rëndësishën të kësaj force politike. Lista kryesohej nga kryesocialisti Edi Rama, i ndjekur më pas nga Ogerta Manastiruliu, Elisa Spiropali, Lindita Nikolla, Iris Luarasi dhe Ilva Gjuzi, kjo e fundit një emër i komentuar gjërësisht gjatë muajve të fundit.
Një vit pas anëtarësimit dhe angazhimit të Gjuzit në këtë parti, ajo u prezantua në mbledhjen e fundit të Asamblesë së PS nga Edi Rama si nënkryetare e Asamblesë. Pas Asamblesë dhe daljeve televizive ku fliste me superlativa për PS-në, Qeveria i besoi asaj pozicionin e zv.ministres së Turizmit.
Ndërsa, dje ajo e gjeti veten në listat e mbyllura në qarkun e Tiranës dhe një vend të sigurt në Kuvendin e Shqipërisë.
Po çfarë deklaronte më parë Gjuzi?
Në një intervistë televizive, Gjuzi ka thënë: “Mua më ndriti ylli, fat i madh që i bëra lajka Ramës”.