Faktet dhe provat e SPAK-ut në Apelin e GJKKO-së për Veliajn

2 Min Read

Dy ditët e fundit janë zhvilluar seanca të gjata në Apelin e GJKKO për masën e sigurisë për Erion Veliajt. Seanca e parë ndaj Veliajt u mbajt të hënën e 11 marsit, e cila zgjati rreth 7 orë, ku dhe u paraqitën prova dhe fakte të reja nga prokurorët kundër Erion Veliajt.

Dhjetëra fashikuj, mijëra faqe, dokumente, mesazhe dhe përgjime dolën ditët e fundit që kanë treguar mënyrën se si Erion Veliaj dirigjon mediat, sulmet ndaj prokurorëve, por edhe faktet dhe provat e korrupsionit ndaj kryebashkiakut.

Seanca e dytë e zhvilluar ditën e djeshme nisi në orën 12:30 dhe përfundoi në orën 15:30, pra zgjati plot 3 orë. Gjyqtari vendosi që seanca të mbahet sot në orën 10:00 pritet të japë vendimin për kryebashkiakun e arrestuar Erion Veliaj.

Mediat e pushtetit i shërbyen edhe këtë herë duke nxjerrë informacione nga seanca gjyqësore, akt i cili sipas ligjit nuk lejohet.

Në fakt, ky do të jetë një nga rastet ku do të vendoset do të fitojë drejtësia dhe shteti apo do të fitojë sulmi ndaj mediave, censura, padrejtësia, shantazhi dhe kërcënimi. Pritet që nesër të ketë një vendim nga gjyqtari Engert Pëllumbi.

Ka pasur dhunë, shantazhime, dorëheqje, vendime paragjykime, sulme, intriga, të pavërteta, ndërkohë që faktet dhe provat janë në dosje.

Kemi njerëz që s’e lexojnë dosjen ose e lexojnë së prapthi, i fshehin të vërtetat, nuk i tregojnë, krijojnë intriga, por në finale vendimi i gjykatës do të jetë ai që do të vendosë për Erion Veliajn dhe bashkëshorten.

Share This Article
Leave a Comment