Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur ura e qytetit Valikardhe. Një mjet tip fuoristradë, më të cilin udhëtonin një familje, burrë e grua dhe kater fëmijë, ka dalë nga rruga.
Si pasojë ka humbur jeteën një nga pasagjeret, e identifkuar si Matilda Zogu dhe janë plagosur rëndë 5 persona, të cilët janë transportuar urgjentisht në spitalin e Tiranes.
Policia e Bulqizës njofton se shtetasi E.Z., teksa drejtonte automjetin tip ‘Foristrade’, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Nga aksidenti ka mbetur e vdekur një pasagjere ndërkohë që 4 pasagjerët e tjerë dhe shoferi i makinës janë lënduar.
Aktualisht ata ndodhen në spital për ndihmë mjekësore.
Si pasojë e aksidentit ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe 4 pasagjerë, të cilët janë transportuar drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar mjekësore, ndërsa shtetasja M.Z., ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
.