Veliaj kundërshton provat e reja të SPAK: Jeni marrë me telefonatat e mia, me djalin dhe familjen!

1 Min Read

Kryebashkiaku Erion Veliaj, në seancën që po mbahet në Apelin e Gjykatës së Posaçme për Krimin dhe Korrupsionin e Organizuara, ka kundërshtuar provat e reja që pretendon SPAK, sikurse janë përgjimet.

Veliaj ka pretenduar se Prokuroria e Posaçme ka përgjuar për një muaj bisedat e tioj familjare, raporton gazetarja Anila Hoxha.

“Ju nuk keni konsideruar prova te reja sulmet publike të Sali Berishës ndaj SPAK. Por keni konsideruar prova të reja çimkat dhe telefonatat e mia me djalin dhe familjen dhe interesimin tim për intervista në TV kryesore”, është shprehur Veliaj.

Share This Article
Leave a Comment