Taktika e padëgjuar e tifozit të PSG, për të penguar Alisson te penalltitë

3 Min Read

“Njeriu me megafon” është një këngë e Daniele Silvestri, e interpretuar në Sanremo në vitin 1995 nga kantautori 56-vjeçar roman. Kanë kaluar 30 vjet që nga ajo kohë dhe Champions League të martën në mbrëmje solli një version të përditësuar të kësaj historie, këtë herë jo si një mesazh i fuqishëm politik, siç ishte kënga e italianit Silvestri, por më thjesht si një tifoz me një megafon të vërtetë – jo metaforik – që bërtiste pa pushim nga pak hapa pas portës së Alisson Becker gjatë serisë së penalltive që vendosi ndeshjen mes Liverpool dhe PSG në raundin e 1/8-ve të finales.

Një taktikë shpërqendrimi dhe ndikimi e paparë më parë, e cila mund të ketë ndikuar në humbjen e Liverpool, duke qenë se Alisson nuk arriti të priste asnjë nga katër penalltitë e francezëve, ndërsa Darwin Núñez dhe Curtis Jones dështuan në goditjet e tyre, të cilat përfunduan në duart e portierit Donnarumma.

Tifozi me megafon bërtet si i çmendur gjatë penalltive në Liverpool-PSG

Tifozi i PSG-së u kap disa herë nga kamerat teksa ishte në veprim, duke bërtitur me të madhe për të hyrë në veshët e Alisson-it dhe lojtarëve të Liverpool-it në momentin vendimtar të sfidës së Champions-it. Situata u bë edhe më e veçantë nga fakti që prapa portës mund të shiheshin steward-ët të pajisur me kufje kundër zhurmës, por askush nuk reagoi për përdorimin e megafonit apo nuk bëri asgjë për ta ndaluar atë.

Stjuardët pas portës me kufje kundër zhurmës

Tifozët e Liverpool-it, nga ana tjetër, nuk e pritën aspak mirë këtë situatë dhe shpërthyen në rrjetet sociale duke pyetur: “Si u lejua ai tip me megafon të bënte atë që po bënte gjatë penalltive?”, dhe mbi të gjitha, “Si arriti ta fuste megafonin në stadium pa ia konfiskuar askush?”.

Për më tepër, fati nuk ishte në anën e Liverpool, pasi shorti për penalltitë bëri që ato të goditeshin jo nën tribunën Kop – zemra e tifozërisë vendase – por në anën tjetër të stadiumit, ku ndodheshin tifozët e PSG-së.

Në fund, gjithçka që mund të shkonte keq për Liverpool-in, ashtu ndodhi. Përfshirë edhe faktin që PSG-ja e nisi e para serinë e penalltive, një avantazh statistikor i njohur mirë nga Achraf Hakimi, kapiteni i PSG-së, i cili fitoi shortin dhe vendosi të gjuanin të parët.

Share This Article
Leave a Comment