Surpriza për mua ishte Erion Braçe dhe Anila Denaj, ja pse

1 Min Read

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” në TV Klan u diskutua për zyrtarizimin e listës së kandidatëve të Partisë Socialiste për zgjedhjet e 11 Majit.

Pjesë e panelit, analisti Baton Haxhiu u shpreh se emri i Erion Braçes dhe Anilat Denat në listat e hapura të PS është një surprizë për të.

Haxhiu në lidhje me Anila Denaj tha se është një figurë e pastër politike pasi ka pasur sukses në Ministrinë që ka drejtuar po ashtu edhe kur drejtonte fushatën politike në Vlorë.

Ndërsa sa i përket Erion Braçes tha se ai është figura dhe zëri i shumë njerëzve që duan të thonë diçka.

Pjesë nga fjala e Baton Haxhiut:

Befasia ime e dytë është Erion Braçe. Edhe pse ndonjëherë duket i mërzitshëm për lideret e partisë, por ai është realisht fytyra, zëri i të gjithë neve që kemi dëshirë ta shohim një fjalor dhe një diskurs të një njeriu. Shumë njerëz mund mos ta pëlqejnë Erion Braçen, por megjithatë është njeriu që realisht i jep një farë fryme edhe të individualitetit edhe të presionit edhe të ballafaqimit. Është një prej figurave që unë e dëgjojë me kënaqësi në parlament”, tha Haxhiu.

Share This Article
Leave a Comment