Gjashtë punonjëse të një magazine janë paraqitur në spital, pasi kanë shfaqur probleme respiratore.
“Më datë 11.03.2025, janë paraqitur në spital, 6 punonjëse në një magazinë në autostradën “TiranëDurrës”, të cilët kanë shprehur probleme respiratore. Pasi kanë marrë asistencë mjekësore, 6 shtetaset janë larguar në banesa”,njoftoi policia.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë, e cila po punon për vlerësimin e rastit.