Ndërsa Partia Socialiste ka bërë publike listën e kandidatëve me të cilët do të shkojë në zgjedhjet e 11 Majit, duket se një pikëpyetje që ngrihet në fakt për të gjithë është, ajo që lidhet me pastërtinë e figurave dhe verifikimin e tyre.
I pyetur lidhur me këtë argument, gjatë një lidhjeje në emisionin “Opinion”, Sekretari i Përgjithshëm Blendi Klosi tha se përgjegjësia është krejtësisht personale, bazuar në çfarë kandidatët kanë deklaruar në formularin e dekriminalizimit.