Më kishin premtuar të futesha në listën e mbyllur

2 Min Read

Por vetëm pak minuta më herët, përmes një reagimi në rrjetet sociale, Hysen Kadiu shkruan se nuk do të jetë pjesë e listës së hapur të Partisë Demokratike.

Ai ndër të tjera shkruan se kishte rënë dakord të ishte në listën e mbyllur të Qarkut të Tiranës, ndërkohë që sipas tij gjerat ndryshuan.

Reagimi i plotë i Hysen Kadiut:

Është e gabuar të mendosh se unë i trembem një gare në një listë të hapur. Faktet dhe votimet e fundit për zgjedhjet lokale dhe primaret treguan qartë forcën dhe peshën e demokratëve të Kavajës. Por angazhimi, përkushtimi, serioziteti dhe pasioni për të bërë më të mirën për demokratët, përveç votave të marra, duhet të përkthehet edhe në vlerësim për ata që kanë dhënë kontributin e tyre. 

Një parti e madhe dhe me vlera si PD nuk mund të shndërrohet në një parti që bën qoka për të preferuarit e qendrës dhe lë jashtë prioriteteve qëndrestarët e vërtetë, që i kanë qëndruar pranë në kohë të vështira dhe që janë përpjekur çdo ditë të bëjnë më të mirën për të.

Unë, si Hysen, dhe familja ime do të mbetemi ashtu siç kemi qenë gjithmonë: demokratë të vlerave qytetare, me besimin në Zot që na drejton në rrugën tonë të përditshme dhe me besimin e përhershëm se e drejta do ta gjejë rrugën e vet, sado e ndërlikuar të jetë bërë rrugës.

Share This Article
Leave a Comment