Lista/ Ja kush janë kandidatët opozitës për Elbasanin dhe Korçën (EMRAT) |

2 Min Read

Pas Tiranës, Durrësit, Fierit, zbardhen emrat e kandidatëve për deputetë në listën e mbyllur të Partisë Demokratike për Qarkun e Elbasanit dhe Korçës.

Listën në Elbasan e kryeson drejtuesi politik i PD-së për këtë qark Tomor Alizoti, ndërsa pas tij renditet Edmond Haxhinasto nga PL. Po ashtu në listë janë edhe emrat e kreut të degës së PD Elbasan, Blendi Himci dhe ish-deputetit demokrat Aurel Bylykbashi.

Ndërsa një vend në listën e mbyllur ka siguruar edhe Klodjana Çapja.

Lista me kandidatët e propozuar për Elbasanin:

1-Tomor Alizoti
2-Edmond Haxhinasto PL
3-Klodjana Çapja
4-Blendi Himci
5-Aurel Bylykbashi

Ndërsa kandidaturat për Korçën janë:

1-Ivi Kaso
2-Ledina Aliolli
3-Bledjon Nallbati

Kujtojmë Boldnews.al paralajmëroi më parë listën e saktë për qarkun e Elbasanit.

Sot deri në mesnatë pritet që partitë politike të dorëzojnë në KQZ listën e plotë të kandidatëve në 12 qarqe të vendit.

PD nisi në orën 17:00 Mbledhjen e Kryesisë për të miratuar listën e kandidatëve të koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”.

Më pas në orën 19:00 do të mblidhet Këshilli Kombëtar për të miratuar në parim listën.
Ndërsa PS do ta mbledhë kryesinë në orën 19:00 për të përcaktuar po ashtu listën përfundimtare.

Lexo edhe:

Ja lista e mbyllur e kandidatëve në Elbasan!? Largimi i Dash Sulës hap vende të reja

 

Share This Article
Leave a Comment