Dueli mes francezëve të Lille dhe gjermanëve të Borusia Dortmund është plotësisht i hapur dhe të dy skuadrat duket se do të luftojnë deri në sekondën e fundit për vendin në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve.
Takimi ka nisur më së miri për francezët të cilët kanë marrë avantazhin që në minutën e 5-të.
Portieri Gregor Kobel bën një gafë të pabesueshme pas një gjuajtje të dobët nga afërsia e Jonathan David dhe lejeon që topi të shkojë në rrjetë.
Kujtojmë që takimi i parë mes skuadrave në Gjermani u mbyll në barazim 1-1.