Hekurudha Tiranë Durrës, zgjatje afatesh dhe rritje kostosh

2 Min Read

Por katër vite më vonë, linja hekurudhore nuk ka përfunduar ende, ndërkohë që kostot e saj janë rritur me gati 63 për qind.

Projekti financohet nga Bashkimi Europian dhe një kredi e marrë nga qeveria shqiptare pranë Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, BERZH, ndërsa tenderi u fitua nga kompania italiane INC SPA.

Projekti ishte parashikuar që të kushtonte 69.6 milionë euro, por sipas këshilltarit të Hekurudha Shqiptare, Leonard Jani, kostot e saj kanë shkuar tashmë në 110 milionë euro.

Jani i tha BIRN se një shtesë fondi prej 10.5 milionë eurosh shkoi për restaurimin e stacioneve, të cilat pritet të përfundojnë brenda këtij viti. Ndërkohë, rritja e çmimeve të vitit 2022 për materiale si shina, traversa apo sinjalizues solli një faturë shtesë prej 29 milionë eurosh.

 

“Projektuesit kanë punuar që godinat e ardhshme të kenë të njëjtën arkitekturë, të dallueshme nga publiku. Tashmë është përcaktuar firma kontraktore, dhe deri në fund të vitit stacionet do të jenë gati,” tha Jani për BIRN.

 

Zbatimi i projektit është përballur edhe më vështirësi të tjera, të tilla si shpronësimet e banesave, trojeve dhe bizneseve pranë linjës hekurudhore, sipas standardeve të ndjekura nga BERZH.

 

 

Linja elektrike ajrore në të gjithë gjatësinë prej 34.2 km parashikohet të shtrohet pas përfundimit të një projekti tjetër, kur shfrytëzimi i trenave do të ketë nisur normalisht.

 

Share This Article
Leave a Comment