TIRANË – Janë publikuar edhe emrat e kandidatëve për deputet të Partisë Demokratike në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, për Qarkun e Vlorës. Në këtë qark do të jenë 4 kandidatë në garë, në listat e mbyllura. Ndërkohë, emrat e atyre që do të jenë në listën e hapur, ende nuk dihen.
Kandidatura e Vlorës në listat e mbyllura
Bujar Leskaj
Atird Hoxha
Ina Zhupa
Vangjel Dule
Sot deri në mesnatë pritet që partitë politike të dorëzojnë në KQZ listën e plotë të kandidatëve në 12 qarqe të vendit. Deri më tani janë publikuar emrat në 7 qarqe, ndërsa mbledhja e Kryesisë vijon ende. Më pas në orën 19:00 do të mblidhet Këshilli Kombëtar për të miratuar në parim listën.