Emërohet kryetarja e re e bashkisë Tepelenë, ja kush do ta zëvendësojë Tërmet Peçin |

1 Min Read

Julinda Karteri është emëruar kryetare e komanduar e Bashkisë Tepelenë.

Këshilli i Bashkisë së Tepelenës është mbledhur këtë të mërkurë, ku ka miratuar unanimisht dorëheqjen e kryebashkiakut Tërmet Peçi, i cili do të jetë pjesë e listës për deputet në Qarkun Gjirokastër në zgjedhjet e 11 Majit.

Ndërkohë, emrat e kandidatëve për Qarkun Gjirokastër nga radhët e Partisë Socialiste pritet të zyrtarizohen në Asamblenë e kësaj force politike, që do të mblidhet në orën 19:00.

Të martën edhe kryebashkiaku i Matit, Agron Malaj dha dorëheqjen nga posti, pasi do të kandidojë për PS-në në Dibër.

Listat për kandidatët për deputet duhet të dorëzohen të mërkurën para mesnate në KQZ.

Share This Article
Leave a Comment