TIRANË – Janë publikuar edhe emrat e kandidatëve për deputet në listën e mbyllur të Qarkut të Elbasanit. Gjatë mbledhjes së Kryeisë së PD-së është bërë me dije se 5 janë kandidatët për deputet në këtë qark, ndërsa një vend i takon PL.
Shihet se në listën e publikuar mungon deputeti Dashnor Sula, i cili deklaroi paraditen e sotme se PD e ka larguar pasi sipas tij mbështeste Prokurorinë e Posaçme. Sakaq shihet se në listë është rikthyer ish-deputeti Oerd Bylykbashi.
Kandidaturat për Elbasanin
Tomor Alizoti
-Edmond Haxhinasto
-Klodjana Çapja
-Blendi Himçi
-Aurel Bylykbashi
-Edmond Haxhinasto nga Partia e Lirisë