Arrestohet 40-vjeçari në Durrës, tentoi të fuste 110 mijë euro të pa deklaruara

1 Min Read

Policia e Portit të Durrësit ka arrestuar 40-vjeçarin Jahje Zebi, i cili tentoi të fuste në Shqipëri 108,960 euro dhe 600 franga, të pa deklaruara në Pikat e Kontrollit Kufitar.

Gjatë kontrollit të furgonit që ai drejtonte, autoritetet sekuestruan paratë, të cilat dyshohet të jenë produkt i veprimtarive kriminale. Pjesë e sekuestrimit ishin edhe dy celularë dhe pasaporta e të arrestuarit.

Ky arrestim është pjesë e operacionit të intensifikuar “Aseti”, për parandalimin e aktiviteteve të paligjshme në kufi. Hetimet vazhdojnë për burimin e parave, ndërsa materialet iu kaluan Prokurorisë së Durrësit.

Share This Article
Leave a Comment