Ajola Xoxa është paraqitur sërish sot në Apelin e GJKKO ku do të zhvillohet seanca për lirimin e disa llogarive bankare, për të cilat bashkëshortja e Erion Veliajt kishte bërë ankim, pasi i janë bllokuar.
Kujtojmë se me vendim të GJKKO, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK) mori autorizimin dhe kërkonte të kontrollonte telefonin e Ajola Xoxës. Ndërkohë më 3 shkurt, Ajola Xoxa, ka kundërshtuar në GJKKO vendimin për kontrollin e ushtruar në një apartamentin e përshtatur si magazinë e Sky Tower. Por GJKKO dhe Apeli i kesaj gjykate Kunder Krimit te Orgnaizuar dhe Korrupsionit i ka cilesuar si të ligjshmë kontrollet.