Zjarr në kodrat e Orikumit, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve |

0 Min Read

Një zjarr ka rënë në zonën e kodrave të qytetit të Orikumit.

Era e fortë ka favorizuar zjarrin i cili ka përparuar me shpejtësi duke rrezikuar dhe një banesë.

Zjarrfikësit e Vlorës si dhe banorët po punojnë për izolimin e flakëve të zjarrit dhe fikjen e tij, por era e fortë bën që shuarja e zjarrit të jetë e vështirë.

Share This Article
Leave a Comment