Trump planifikon të telefonojë Putinin këtë javë për të diskutuar rreth Ukrainës

1 Min Read

Presidenti amerikan Donald Trump tha se planifikon të telefonojë presidentin rus Vladimir Putin në dy ditët e ardhshme për të diskutuar situatën rreth Ukrainës.

“Unë do të flas me Vladimir Putin,” u tha ai gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë në komentet mbi bisedimet SHBA-Ukrainë në Arabinë Saudite.

I pyetur nëse kishte në plan ta bënte thirrjen këtë javë, ai u përgjigj pozitivisht duke nënkuptuar që telefonata mund të ndodh këtë javë.

Presidenti amerikan shprehu shpresën se presidenti rus Vladimir Putin do të pranojë propozimin për një armëpushim në Ukrainë që u diskutua në bisedimet në Arabinë Saudite.

“Shpresojmë se ai gjithashtu do të pajtohet. Dhe unë me të vërtetë mendoj se kjo do të ishte 75% e rrugës. Pjesa tjetër është duke e dokumentuar dhe, e dini, duke negociuar pozicionet e tokës”, tha Trump pa dhënë detaje.

Share This Article
Leave a Comment