SHBA/ Trump dyfishon në 50% tarifat për produktet kanadeze të çelikut dhe aluminit

1 Min Read

Presidenti Donald Trump dyfishoi të martën tarifën për të gjitha produktet e çelikut dhe aluminit që hyjnë në Shtetet e Bashkuara nga Kanadaja, duke e çuar totalin në 50%. Vendimi vjen si përgjigje ndaj qëndrimit të provincës së Ontarios, që vendosi një tarifë 25% për energjinë elektrike që eksportohet në SHBA.

Në një postim në ‘Truth Social’ Presidenti Trump shkruante se ka udhëzuar sekretarin e Tregtisë që të vendosë një tarifë shtesë prej 25%, që do të hyjë në fuqi të mërkurën në mëngjes.

Presidenti tha gjithashtu se do të “rrisë ndjeshëm” tarifat për makinat që hyjnë në Shtetet e Bashkuara më 2 prill “nëse Kanadaja nuk ul tarifat e tjera, skandaloze” siç i quajti ai, “të vendosura për kohësh”.

Share This Article
Leave a Comment