PSG mposht Liverpoolin në “Anfield”, ndeshja shkon në shtesa |

1 Min Read

Ndeshja e kthimit në Champions League mes Liverpool dhe PSG-së, pati rivalitet të fortë nga fillimi në fund të kohës së rregullt. Francezët gjetën shpejt golin që në minutën e 12-të.

Një kundërsulm i shpejtë i parizienëve, me një kombinim të bukur Barcola-Dembele dhe një moskuptim mes portierit Alisson dhe mbrojtësve të tij, shfrytëzohen në mënyrën e duhur nga sulmuesi francez, i cili dërgon topin në rrjetë.

Pavarësisht tentativave dhe rasteve të shumta për të dyja ekipet, rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund të kohës së rregullt. Duke qenë se edhe sfida e parë kishte përfunduar po me këtë rezultat, ndeshja shkon në kohën shtesë prej 30 minutash.

Share This Article
Leave a Comment