Paraqitja e provave të reja nga prokurorët ndaj Veliajt, gazetarja: Pozita e kryebashkiakut mund të rëndohet

1 Min Read

TIRANA– Apeli i GJKKO-së ka shtyrë për ditën e nesërme dhënien e vendimit për kërkesën ndaj masës së sigurisë për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj. Seanca e radhës pritet që të mbahet të mërkurën (nesër) në orën 12:30. Avokatët e Veliajt mësohet se kanë kërkuar të njihen me prova të reja.

Bëhet me dije se kryebashkiaku Veliaj ende nuk ka mbajtur fjalën e tij në seancën e Apelit e cila sot zgjati mbi 7 orë. Sipas gazetares Klodiana Lala, pozitat e Veliajt, i cili kërkon lirinë, mund të rëndohen me paraqitjen e provave të reja.

“Veliaj kundërshton masën e sigurisë duke argumentuar se nuk ekzistojnë kushte dhe kritere të prishë provat dhe do të ndihet i lirë për të shkuar në punë. Fakti që SPAK ka sjellë prova të reja, kjo mesa duket e rëndon deri diku pozitën e Veliajt, i cili ka diskutuar deri më tani mbi bazën e provave që kanë patur në dispozicion”, tha ajo.

Share This Article
Leave a Comment