- Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) ka bërë një matje të re të indikatorëve të konvergjencës së vendeve të Ballkanit Perëndimor në raport me BE, dhe vërejti se produktiviteti i punës në Shqipëri është shumë i ulët.
Të dhënat krahasuese tregojnë se edhe pse Shqipëria ka një nivel të lartë të popullsisë së arsimuar, gjithashtu ekziston një pabarazi midis cilësisë së arsimit dhe kërkesave të tregut të punës. Njohuritë teorike në disa raste janë të larta, por mungon cilësia e trajnimit praktik që të përkthehet në një rritje efektive të produktivitetit.
Për Shqipërinë, reforma në sistemin arsimor dhe në programet e trajnimit profesional është thelbësore për të ngritur këtë indikator, thotë OECD.
Gjithashtu, Shqipëria ka akses të kufizuar në financime, norma të larta të taksave dhe procedura burokratike, të cilat ndikojnë negativisht në aftësinë e bizneseve për të investuar në teknologji dhe inovacion. Këta faktorë kanë ndikim të drejtpërdrejtë në mënyrën se si punonjësit mund të përmirësojnë produktivitetin përmes përdorimit të mjeteve moderne që ofron teknologjia.