Mund të fillojnë bisedime në ditët e ardhshme me SHBA

1 Min Read

Ministria e Jashtme e Rusisë ka njoftuar se mundësia e një komunikimi ndërmjet zyrtarëve rusë dhe amerikanë mund të realizohet në ditët e ardhshme.

Zëdhënësja e kësaj ministrie, Maria Zakharova, përmes një deklarate për agjencinë shtetërore të lajmeve ruse, Tass, tha se Rusia nuk përjashton mundësinë e kontakteve me përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara brenda një periudhe të shkurtër kohore.

Kjo deklaratë vjen pas një periudhe tensioni ndërkombëtar, duke sugjeruar një hap të mundshëm drejt uljes së tensioneve dhe rifillimit të dialogut mes dy fuqive kryesore.

Zakharova nuk dhënë detaje të tjera mbi formatin e mundshëm të këtyre bisedimeve, por njoftimi ka nxitur spekulime për një mundësi të hapjes së kanaleve diplomatike të komunikimit ndërmjet dy shteteve.

Share This Article
Leave a Comment