Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik përzgjodhi sot dy emrat përfundimtarë që garojnë për kryetar të Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar.
Kandidatët janë Helion Haliti dhe Fatjon Hoxhalli, të cilët u përzgjodhën nga Komisioni dhe do të kalojnë për votim në seancën parlamentare të së enjtes më 13 mars.
Fillimisht ishin 5 kandidatë, ndërsa Komisioni përzgjodhi dhe emrat që do i dërgohen parlamentit për t’u votuar në seancën plenare të së enjtes, për anëtarë të Këshillit Drejtues të RTSH.