Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e Salianjit, Çupi: U shndërrua në armë politike kundër politikanit

2 Min Read

Deputetja e Partisë Demokratike Dhurata Çupi ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës së Lartë që ka rrëzuar rekursin e Ervin Salianjt duke e lënë në qeli.

Çupi me anë të një postimi në rrjetin social shprehet se Gjykata e lartë i ka hequr mundësinë Ervin Salianjit që të ushtrojë të drejtën politike për të garuar në zgjedhjet e 11 majit.

Ajo e cilëson këtë vendim si një armë politike kundër politikanit që guxoi të denonconte. Çupi thekson se Salianji do ti fitojë të drejtat e mohuara në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut.

“Me një drejtësi nën presion të jashtëzakonshëm dhe të përditshëm nga maxhoranca dhe qeveria, nuk prisja ndonjë vendim ndryshe nga Gjykata e Lartë!
Duke i hequr Ervin Salianjit mundësinë e fundit për të ushtruar të drejtën politike dhe për të garuar në zgjedhjet e 11 Majit, Gjykata e Lartë, në vend që të bëhet mburojë e të drejtave të njeriut, shndërrohet në një armë politike kundër politikanit që guxoi të denonconte!
Jam e sigurtë se Ervin Salianji do të dijë të qendrojë me dinjitet dhe besoj fort se të drejtat e mohuara nga një sistem i kontrolluar gjyqësor, do t’i fitojë në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut”, shkruan deputetja Çupi.

Share This Article
Leave a Comment