Barcelona kalon pa probleme Benfikën, katalanasit sigurojnë çerekfinalen e Champions-it |

1 Min Read

Nuk ka surpriza! Barcelona ka bërë detyrën në duelin e kthimit ndaj Benfikës, duke triumfuar me rezultatin 3-1, përballje kjo e vlefshme për fazën e 1/16-ve të Champions-it.

Interesant është fakti se të gjitha golat u shënuan në pjesën e parë.

Dopieta e Rafinjës në minutat 11 dhe 42 dhe goli i Jamal në minutën e 27-të, i siguruan triumfin e artë katalanasve, ndërkohë që golin e vetëm për Benfikën e shënoi Otamendi në minutën e 13-të.

Për sa i përket duelit të parë, ishte po Barcelona që triumfoi me rezultatin 0-1.

Në raundin pasardhës skuadra e Hansi Flick do të përballet me fituesen e çiftit Dortmund-Lilë.

Share This Article
Leave a Comment