“Xhaçka, ministre mediokre”, analisti Frrok Çupi: Të gjithë ministrat e Berishës janë objekt për SPAKun

1 Min Read

Megjithëse e cilësoi Olta Xhaçkën si një ministre mediokre, Frroku tha se kjo nuk e zhbën rëndësinë që ajo mund të ketë për ekipin e PS.

“Nuk mund ta them Olta Xhaçkën një ministre të mirë, për këtë mund të garantoj, jehonën e zërit e çoj deri në qiell sepse ishte një ministre mediokre dhe ministre rastësisht. Qëlloi aty dhe bënte mesazhe të tmerrshme kundër ambasadës amerikane, gjë që shkelte deontologjinë e një ministri të Jashtëm, shkelte të gjithë etikën. Por a duhet për deputete? Deputete është tjetër gjë. A i shërben ekipit?

Kësaj herë ndryshe nga zgjedhjet e kaluara, Rama është kujdesur të mos i japë zë atyre grindjeve ytë brendshme.”

I ndalur tek kampi opozitar, Çupi tha se të gjithë ministrat e qeverisë Berisha janë objekt i SPAK

“Ministrat e Berishës janë të gjithë objekt për SPAK se kanë firmosur për kullat dhe Gërdecit. Si mundet qëBerisha të shkojë në publik dhe të thotë që vetë jam i mirë, por ministrat jo. Opozita po paguar haraçin e historisë së vet.”

Share This Article
Leave a Comment