Të tjerët po pranojnë dënimin e partisë

2 Min Read

Analisti Andi Bushati, duke krahasuar çështjet mes Arben Ahmetajt dhe Erion Veliajt, ka theksuar diferencat në qasjen e tyre ndaj drejtësisë dhe qeverisjes. Sipas Bushatit, qëndrimi i Ahmetajt është më koherent, pasi ai e sheh drejtësinë si një mekanizëm të kapur nga kryeministri, ku vendimet merren në bazë të interesave politike.

Sipas tij, nga ana tjetër, Veliaj përpiqet të mbrojë si qeverinë, ashtu edhe Partinë Socialiste, duke dhënë mesazhe kontradiktore.

Bushati: Ndahen në një pikë, dhe pavarësisht se kush ka të drejtë dhe kush ka gënjeshtër, Ahmetaj e ka më koherente, sepse Ahmetaj thotë: ‘Unë kam jetuar dhe kam punuar në një drejtësi të kapur nga kryeministri, një shtet autokratik i them unë, dhe kjo është drejtësia ku kryeministri ose të fut në burg ose të shpeton’. Nuk ka rëndësi sa e vërtetë apo sa e drejtë është kjo, por është një linjë koherente.

Pra, drejtësia prapë ngelet e mirë, por brenda një drejtësie të mirë, thotë Veliaj, numri 2 i Partisë Socialiste mund t’i bëhet padrejtësi.

Logjikisht, kjo nuk funksionon. Dhe për ta bërë pak më populiste këtë, Veliaj është futur në këto: Jo Olsi Dado, jo ka marrë leje ndërtimi, jo e ka personale, jo violinist etj., etj., ndërkohë që Ahmetaj thotë: Unë e kam nga Rama. Shkoni kapni deklaratën e Ramës: “Po të isha unë prokuror dhe gjykatës, ja bëja më keq”.

Pse s’ka folur Alqi Bllako, Lefter Koka, Erion Veliaj? Kanë heshtur, thonë: Sa dënim na jep partia? Po ruajtëm ndonjë lek, qarë e kemi.

Share This Article
Leave a Comment