Superliga/ Tre gola në sfidën Dinamo-Bylis, Skënderbeu kryeson ndaj Partizanit |

1 Min Read

Janë mbyllur pjesët e para të dy sfidave të Kategorisë Superiore, Dinamo-Bylis dhe Skënderbeu-Partizani.

Në “Elbasan Arena” Dinamo kryeson  2-1 ndaj ballshiotëve. Skuadra e Dajës shënoi golin e parë në minutën e 7-të.

Batista nis në mënyrë të gabuar topin, i cili ndalet nga Zabërgja i cili pason për Mandelën. Ky i fundit shmang portierin dhe shënon në portën e ballshiotëve.

Dyfishimi i shifrave erdhi në minutën e 28-të.  Zabërgja nga e djathta përfiton nga gabimi i prapavijës dhe ka hapësirën të pasojë qetësisht në zonë ku Bregu nuk e ka të vështirë të tundë rrjetën.

Ndërkohë miqtë shkurtuan shifrat në minutën e 34-t me golin e Ruçit. Në Korçë, Skënderbeu kryeson 1-0 ndaj Partizanit. Goli që vendosi fatet e pjesës së parë u shënua në minutën e 35-të nga Ardit Nikaj me anë të një 11-metërshi.

Share This Article
Leave a Comment