Arben Malaj ka deklaruar në emisionin Opinion se është pro mbylljes së TikTok pasi i ka dhënë provat që është i dëmshëm.
“TikTok i ka dhënë provat në tërësi se sa i dëmshëm është, mbyllje e theksoi e përkohshme se nuk është mbyllje e përhershme. Është e përkohshme për sa kohë kompania nuk ka marrë masat për të cilat janë kërkuar ndër vite, të cilat duhet t’i marrë, të plotësojë ato filtrat e duhur.
Siguria e fëmijëve është shumë më e rëndësishme se sa kauzat e një partie politike.
Malaj tha se sa i përket kauzës politike PD e ka të humbur këtë betejë.
“Ta mbajnë kauzën politike, kjo është betejë e humbur sepse përveç faktit që nuk ka shqiptarë që nuk e ka parë problematikën që lind nga TikTok dhe që nuk ka shqiptarë që nuk është dakord që të limitohet për sa kohë cënon sigurinë e grupeve vulnerabël”, tha Arben Malaj.