Seanca për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani është shtyrë, ndërsa nëna e tij, Florina Cani, ka kërkuar që gjyqi të zhvillohet me dyer të hapura.
Ajo shprehu dhimbjen për humbjen tragjike të djalit të saj, duke theksuar se do të luftojë deri në fund për drejtësi.
“Do të luftoj deri në fund, fëmija im humbi jetë në mënyrë tragjike në rrethana të menduara. Do të këmbëngul të dalë e drejta.
Seanca të bëhet e hapur, s’kemi çfarë mbajmë sekret. Seanca të zhvillohet me dyer të hapura, fëmija im të bëhet shembull për të tjerët, që kjo tragjedi të mos ndodh në familjet e tjera”, tha ajo.