Shkodër/ Policia shqiptare dhe ajo malazeze shpëtojnë nga mbytja 2 turiste kroate |

1 Min Read

Policia e Shkodrës në bashkëpunim me atë të Malit të Zi, ka shpëtuar këtë mbrëmje dy turiste kroate, te cilat rrezikonin të mbyteshin në plazhin e Velipojës, pasi varka me të cilën lundronin po largohej drejt thellësisë.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë, pas marrjes së njoftimit nga shtetasi francez B. D., i cili kishte dalë me not në breg të detit në Pulaj, Plazh Velipojë, i cili kërkonte ndihmë për dy turiste nga Kroacia, shtetaset I. K., dhe I. Sh., të cilat si pasojë e dallgëve të shumta, lundra me të cilën lundronin po largohej drejt thellësisë dhe për këtë shkak u rrezikohej seriozisht jeta.

Share This Article
Leave a Comment