SHBA mbyll 83% të programeve të USAID, anulohen mbi 5 mijë kontrata

1 Min Read

Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, njoftoi se administrata e Presidentit Donald Trump ka vendosur të mbyllë 83% të programeve të Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), duke anuluar gjithsej 5200 kontrata.

Pas një rishikimi gjashtë-javor, USAID do të fokusohet në 1000 programe të mbetura, të cilat do të menaxhohen më efektivisht nga Departamenti i Shtetit Amerikan.

“Shtetet e Bashkuara po anulojnë zyrtarisht 83% të programeve në USAID pas një rishikimi 6-javor”, tha Sekretari i Shtetit Marco Rubio në një postim në platformën X.

Ky vendim vjen pas akuzave të administratës Trump për shpërdorim dhe shtytje të një “axhende liberale”.

Share This Article
Leave a Comment