“Sekuestrimi i pajisjeve ka nxjerr materiale të reja”, Çollaku zbulon prova të reja në hetimin ndaj Veliajt: Familja…

3 Min Read

Gazetari Basir Çollaku, i ftuar në një studio televizive, theksoi se ka pasur kërkesa për të detyruar Veliajn të pendohet dhe të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë, duke zbuluar mëkatet e tij dhe të ortakëve të tij.

Çollaku gjithashtu përmendi se janë zbuluar prova të reja të rëndësishme për hetimin, përmes sekuestrimit të telefonave dhe pajisjeve teknologjike të lidhura me strukturat e pushtetit. Ai u shpreh se as zyrtarët aktualë dhe as ata të tjerë nuk mund të shpëtojnë nga kontrolli i thelluar, pasi çdo informacion është i ruajtur dhe do të shqyrtohet në detaje. Çollaku solli shembuj të avokatëve të shtrenjtë që janë paguar me tarifa të larta nga Rama dhe Veliaj, duke theksuar se gjithçka duhet të jetë transparente. Sipas tij, kjo histori e madhe ka edhe aspekte të tjera që ende nuk janë zbuluar plotësisht.
Veliaj:

Kush i ka kërkuar të pendohet sepse po e pranon vetë, i kanë kërkuar të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë, të rrefejë mëkatet e tij dhe të ortakëve të tij, sepse çfarë kemi: Familja biologjike, bashkiake, politike e tij është në 3 të 4 në qeli.

Pra edhe familjare e të afërm, ka dhe gjëra shtesë, që telefoni i sekuestruar dhe pajisjet teknologjike të sekuestruara të Veliajt and company nga struktura e posaçme kanë nxjerrë të tjera materiale të rëndësishme për hetimin.
Sigurisht që as Erjoni dhe asnjë nga zyrtarët e sotëm nuk është pirate informatikë t’u shpëtoje gjë, janë në një kujtesë elektronike të ruajtur, janë rikthyer dhe do të shqyrtohen rast pas rasti, fakt pas fakti dhe për këtë ata duhet të mendojnë mbrojtje.

Ardhja e një vezhguesi, siç cilëson zotëria, i përmendur prej jush, së pari në kuadër të transparencës maksimale të kërkuar, ky zotëri, në Amerikë, avokatë të këtij kalibri të pretenduar, pa 200, 300 dollarë orë…

Kujtojmë avokatin e zotit Rama, Max Prix, gjerman, kur ishte në gjyq me gazetën Bild, unë kam qenë pjesë e kësaj historie, paguhej 700 euro në orë, shumën të cilën Rama nuk e deklaroi se ku e merrte për ta paguar, nga qeveria, nga buxheti i tij familjar dhe personal, dhe janë shumë çështje të tjera për të cilat përpiqet ta mbajë debatin.
Dëgjova me shumë vëmendje dhe videon e shumë përfolur, në një moment më duket ndërhyn dhe zoti Dumani, ku i thotë ‘o gënjeshtar patologjik’, jo vetëm zoti Dado.

Veliaj e di atë gjë, e ka dëgjuar me veshët e tij.

Share This Article
Leave a Comment