Rutte në Ballkan, beson tek angazhimi i SHBA në NATO

3 Min Read

Kreu i NATOs, Mark Rutte fillon të hënën një vizitë në Ballkan.

Stacioni i parë BosnjeHercegovinë, nesër ai qëndron në Kosovë. Para vizitës Rutte ka theksuar rëndësinë e stabilitetit në Ballkan.

Sekretari i Përgjithshëm i NATOs, Mark Rutte të martën (11.03) pritet të vizitojë Kosovën, ndërsa gjatë ditës së hënë (10.03) ai qëndron në BosnjëHercegovinë. Kjo është vizita e parë e Mark Ruttes në Kosovë që nga marrja e postit të shefit të NATOs.

Sipas njoftimit të Aleancës, Mark Rutte, gjatë kësaj vizite në Bosnjë dhe Kosovë, shoqërohet nga zëvendësja e tij, Radmila Shekerinska, si dhe nga ambasadorët e vendeve anëtare të NATOs. Para kësaj vizite, shefi i NATOs ka deklaruar se “stabiliteti në Kosovë, BosnjëHercegovinë dhe Serbi është çështje e rëndësishme”, duke shtuar se “nuk sheh arsye për të dyshuar nëse do të ketë ndonjë ndryshim të theksuar në angazhimin e Shteteve të Bashkuara në Aleancën VeriAtlantike, NATO”.

Vizita e Ruttes në kohë tensionesh në BosnjeHercegovinë

Sipas njoftimit të NATOs, gjatë vizitës në BosnjëHercegovinë, Mark Rutte do të takojë zyrtarë të nivelit të lartë, përfshirë kryesuesin dhe anëtarët e Presidencës, kryetarin e Këshillit të Ministrave, ministrin e Punëve të Jashtme, ministrin e Mbrojtjes dhe ministrin në detyrë të Sigurisë. Vizita e shefit të NATOs në Bosnjë zhvillohet në një periudhë tensioni në këtë shtet, pasi presidenti i Republikës Serbe, Milorad Dodik, më 5 mars nënshkroi dekretet për shpalljen e ligjeve jokushtetuese të miratuara në Kuvendin e këtij entiteti të BosnjëHercegovinës.

Me këto ligje ndalohet veprimtaria e Gjykatës dhe Prokurorisë së BosnjëHercegovinës, Agjencisë Shtetërore për Hetime dhe Mbrojtje (SIPA) dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Prokurorial të Bosnjës (VSTS). Ky vendim ka shkaktuar reagime të shumta ndërkombëtare.

Pas BosnjëHercegovinës, shefi i NATOs, Mark Rutte, viziton Kosovën. Në Prishtinë, sipas njoftimit nga zyra e tij, ai do të zhvillojë takime bilaterale me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Rutte do të takojë gjithashtu shefin e Zyrës së BEsë në Kosovë, ambasadorin Aivo Orav, shefin e misionit EULEX, komandantin e KFORit, gjeneralin Giovanni Barbano, shefen e UNMIKut dhe atë të misionit të OSBEsë.

Vizita e Sekretarit të Përgjithshëm të NATOs në Kosovë, i cili shoqërohet nga ambasadorët e vendeve anëtare të NATOs, ndodh vetëm pak ditë pas përfundimit të procesit të zgjedhjeve dhe në pritje të krijimit të qeverisë së re të vendit./DW

Share This Article
Leave a Comment