Përfshihet nga flakët një makinë në Lushnjë, më pas zjarri djeg edhe një magazinë

1 Min Read

Një makinë e parkuar pas magazinave në afërsi të stacionit të trenit në Lushnjë është përfshirë nga zjarri këtë të hënë, ku shkaku i zjarr rënies dyshohet një defekt teknik në mjet.

Flakët e automjetit janë përhapur edhe në fasadën e një magazine me materiale ndërtimi. Ndërhyrja me një mjet zjarrfikës ka bërë që flakët të vihen nën kontroll dhe të mos përhapen më tej.

Zjarri ka ndodhur në një zonë industriale ku ka shumë magazina si me materiale ndërtimit, po ashtu edhe mobilieri e të tjera. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

Share This Article
Leave a Comment