Emri/ Në kërkim ndërkombëtar për mashtrim, arrestohet në Portin e Durrësit 51vjeçari! Do të ekstradohet në Venezuelë 

1 Min Read

Vihet në pranga shtetasi në kërkim Antonio Goffredo. 

Shërbimet e Policisë Kufitare në Portin e Durrësit, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore se një shtetas në kërkim ndërkombëtar do të udhëtonte drejt Italisë, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen e tij. 

Si rezultat, u kap në tentativë për të dalë nga Shqipëria dhe u arrestua me qëllim ekstradimin, shtetasi italian A. G., 51 vjeç, banues në Itali. 

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Caracas, për ta ekstraduar këtë shtetas, në Venezuelë. 

Share This Article
Leave a Comment