“E tradhtoi me trajnerin”, Ter Stegen sqaron ndarjen nga partnerja e tij

1 Min Read

Megjithatë, në “Catalunya Radio” gazetarja Juliana Canet bëri një deklaratë të bujshme për këtë ndarje. “Ter Stegen ishte ndarë nga partnerja e tij prej dy muajsh dhe jetonte i vetëm. Pabesia u krye nga gruaja e tij, e cila tradhtoi me trajnerin e tij personal. Ter Stegen duket se nuk e ka pranuar dot diçka të tillë”, tha Juliana Canet.

Kjo deklaratë bëri bujë të madhe, duke detyruar lojtarin të dalë me një deklaratë, ku sqaron se asgjë nga këto nuk është e vërtetë.

“Jam i tronditur dhe i zhgënjyer nga ‘Catalunya Radio’, për lajme të rreme dhe shkelje të të drejtave personale. Gazetarët Juliana Canet, Roger Carandell dhe Marta Montaner janë gënjeshtarë që kanë shpërndarë lajme të rreme, duke ofenduar gruan time Daniela dhe reputacionin e saj publikisht në një mënyrë shumë të keqe. Nuk ka pasur asnjë pabesi të Danielës. Asnjë person i tretë nuk ka qenë i përfshirë. Dëmi është i pariparueshëm”, shkruan Ter Stegen.

Share This Article
Leave a Comment